Rrugët e liruara nga KFOR, te pakalueshme - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Edhe pse KFOR ka njoftuar heqjen e barrikadave ne Mitrovicë dhe ne Leposaviq, qarkullimi i lire i mallrave dhe qytetareve mbetet i pamundur. Kjo për shkak se misioni ndërkombëtar ka ndërmarre një aksion te pjesshëm për heqjen e pengesave.
Kjo ka bere qe kalimi i maunave e automjeteve te renda qe transportojnë mallra te mos realizohet. Ndërsa, ne pikat e tjera kufitare, KFOR nuk ka ndërmarrë asnjë aksion te ri, ndonëse ne vendngjarje ndodhen një numër i larte trupash paqeruajtëse. Ndërkohe kreu i delegacionit serb ne dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanovic, takohet sot me ministrin britanik për çështje evropiane, Dejvit Lidington. Dy zyrtaret diskutojnë për situatën ne veri, si dhe për rifillimin e dialogut Serbi-Kosove ne Bruksel. Raundi i fundit i këtij dialogu, i parashikuar të mbahej më 27 dhe 28 shtator, u anuluar pasi BE-ja dhe ShBA-ja, si ndërmjetës në këtë dialog, nuk pranuan kërkesën e Serbisë që të flitej për doganat ne veri.

Free Traffic Exchange