Edi Rama shpalos programin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Partia Socialiste shpalos programin me objektiva konkrete për ditën kur do te vijë ne pushtet. Kyesocialisti Edi Rama, i cili ka marre fjalën ne hyrje te Asamblesë Kombëtare te Partisë Socialiste, qe ka nisur ne mesdite, ka premtuar anulim te koncesioneve te mëdha, si dhe një sere masash te tjera qe nisin nga heqja e takses se sheshte, për te kaluar ne nje taksim progresiv te bizneseve.
Gjithashtu Rama ka folur për anulim te ligjit te plehrave brenda mandatit te pare, si dhe ç'bërje te kartelit te grurit dhe te karburantit qe vepron sot ne vend. Pjese e programit do te jete TVSh-ja zero për prodhimet baze ushqimore e për medikamentet. Ne te ardhmen, sipas Rames, Instituti i Statistikave nuk do te ketë me kontroll nga qeveria, por nga parlamenti. E ndërsa ka folur për ekonominë e vendit qe ka hyre ne një faze tjetër krize, Rama është angazhuar për te fiksuar ne kushtetute nivelin e borxhit.