Me dhjetëra gra i janë përgjigjur thirrjes për te bere ekzaminimin e mamografise falas, duke e bere te pamjaftueshme një pike te vetme qe kishin vene ne dispozicion organizatoret.
Ato kishin ardhur nga te gjitha rrethet e vendit, duke shpenzuar ne fakt me shume për rrugën se sa vete kostoja qe ka mamografia. Pranvera na tregon se ka ardhur qe ne mëngjes nga Gramsh pasi ka zbuluar ne një gjëndër ne gji. Pas marshimit ne përmbyllje te muajit kundër kancerit te gjirit gratë janë dyndur te marrin kuponin me te cilën mund te Benin falas mamografine. Nga 850 ekzaminime qe bëhen ne një vit, zbulohen 320 gra te prekura nga kanceri i gjirit. Pas replikave ne distance mes presidentit topi dhe kryeparlamentares Topalli, aktiviteti sensibilizues për luftën kundër kancerit te gjirit, ka bere bashke zonjën Topalli e zonjën e Topi. Ardhja me vonese ne takim e topallit gjithsesi ka shmangur një takim mes te dyjave. Megjithatë kryetarja e parlamentit ka dhëne këtë mesazh gjate fjalës se saj. Sipas te dhënave 75% e grave qe diagnostikohen me kancer gjiri, e kapin sëmundjen ne stadin e fundit te saj, pa shpresa për mbijetese.