Një fundjavë në Prishtinë - Vizion plus - News -Lajme

2015-11-21 11

Pavarësisht shkrimeve jo pozitive ne media te ndryshme ndërkombëtare, shteti me i ri i Evropës Kosova po tërheq vëmendjen e turisteve nga e gjithë bota. Prishtina kryeqyteti me 200 mije banore, duket me i qete ne fundjave, pasi pjesa me e madhe e banoreve largohen drejt periferive për te kaluar ditët e pushimit pranë familjeve.
Në bulevardin kryesor " Nene Tereza" te zë syri shume te huaj. Ata nuk ngurojnë te shkëpusin një kujtim nga ky vend i vogël. Por ç'fare preferojnë turistet ne Prishtine? Turistet e huaj janë te interesuar me shume për anën historike. Turistet nga Shqipëria duke pasur parasysh se ne zonat jugore u mungon bora, janë te interesuar për sportet dimërore. Kur vijnë ne Prishtine shijojnë makiaton e njohur dhe klubet e natës, sidomos jetën e natës. Prishtina ka vetëm një kinema, megjithatë interesimi për te nuk është shume i madh. Rrallëherë ndodh qe biletat te prenotohen te gjitha dhe te mos ketë vende sikurse ka ndodhur me shfaqjen e filmit " Falja e gjakut" i vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare. E njëjta gjë ndodh edhe me Teatrin ne Kosove. Shfaqjet nuk mungojnë , madje edhe konkurrenca është shtuar me hapjen e teatrove private. Muzeu i Kosovës është një nga vendet me te pëlqyera për tu vizituar e sidomos nga turistet e huaj. Por ndodh qe ne një fundjave si kjo këtu te mungoje energjia elektrike madje as gjeneratori nuk funksionon. Për këtë arsye punonjësit janë te detyruar ti ktheje pas turistet. Por ka edhe nga ata qe janë me fat pasi vijnë ne momentin e duhur, kur ka ardhur energjia elektrike dhe objektet nga lashtësia mund te shquhen qarte. Tiasha është nga Sllovenia Vajza ka disa bare dhe pub-e qe i pëlqejnë shume. Ato te bëjnë te harrosh qe ti je ne Prishtine, te krijojnë përshtypjen sikur je diku jashtë , ne një ndonjë lokal ndërkombëtar. Ndërsa djali nga Maqedonia shqiptar thotë se: Një vend atraktiv për te kaluar kohen është dhe parku i njohur me emrin Germia. Siperfaqe te tera gjelberimi qe mungojne ne qender te qytetit te bejne te harrosh cdo gje. Pervec ajrit te paster ne Germi mund te shijohet nje kafe e mire dhe ushqim tradicional. Ne fund thuajse te gjithe pavaresisht guides qe kane ndjekur gjate dites, bashkohen ne te njejtin vend. Te gjithe mbidhen ne klubet e natës, ku argëtimi nuk ka fund.

Free Traffic Exchange