Shaban Memia dorëzon detyrën - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 2

Shaban Memia ikën nga kreu Agjencisë se Legalizimeve, ndërsa "Vizion Plus" ka qene dëshmitare e vetme e minutave te fundit te ndarjes se tij nga detyra e drejtorit te ALUIZNI-t. Ndonëse ka refuzuar te beje komente rreth dorëheqjes, Memia e ka lënë te kuptohet largimin e tij nga ky institucion. Demokrati Memia ka hyre ne zyrën e tij rreth orës 10:40 minuta dhe ka dale vetëm 10 minuta me pas. Pavarësisht se i është shmangur kamerës, duke dale nga mbrapa hyrjes kryesore, i pyetur nga "Vizion Plus", ai ka pranuar ne një fare mënyre se u largua institucioni qe ishte nder me te kritikuarit edhe nga vete mazhoranca. Gjate 10 minutave te fundit te qëndrimit te tij ne zyre, Memia mësohet te ketë thirrur stafin e tij te ngushte ku dhe i ka komunikuar vendimin qe sipas zërave brenda ALUIZNI-t edhe për vete Shaban Memine ka qene i papritur. Te njëjtët zëra tregojnë për "Vizion Plus" se vendin e Shaban Memise, ish-deputetit demokrat, pritet ta zërë një tjetër ish-deputet, Ardian Kollozi, i cili me 8 maj kandidoi për Bashkine e Vlorës. Kollozi pas humbjes se betejës për kreun e Bashkise se Vlorës, se fundmi është shfaqur publikisht ne konstituimin e te qarkut te Vlorës, ku PD fitoi shumicën. Procesi i legalizimeve është një nga pikat e dobëta te qeverise Berisha, ku dhe vete kryeministri e ka pranuar këtë fakt. Shaban Memia mbante postin drejtorit te përgjithshëm te legalizimeve preje 6 vitesh, ku krahas sulmeve nga opozita ndaj tij nuk munguan edhe kritikat brenda radhëve te Partisë Demokratike.

Free Traffic Exchange