Kapet vrasësi i pronarit te argjendarisë - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 18

Një jave pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tiranë ku pas një tentative grabitjeje në një argjendari, mbeti vrarë pronari i saj, 61-vjeçari Rrapo Sinanaj, policia ka mundur të arrestojë autorin.
Sipas policisë, i dyshuari kryesor për ngjarjen është një 27-vjeçar nga Kosova i cili ishte me banim te përkohshëm ne Tirane. "Pas një sërë hetimesh të kryera disa ditore, ku u përdorën të gjitha metodat speciale të hetimit të krimit, si dhe një sërë veprimesh të tjera proçeduriale, u bë ndalimi i shtetasit Nexhat Mulaj, në bazë të Urdhrit të Ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, datë. 28.10.2011, për veprat penale të "Vrasjes me pasojë vdekjen" e shtetasit Rrapo Sinanaj dhe "Armëmbajtjes pa leje," u shpreh zëdhënësja e Policisë se Tiranes, Alma Katragjini. Burime nga grupi hetimor kane bere me dije se i arrestuari ka pranuar autorësinë e vrasjes, duke pretenduar se ka patur si qellim vetëm grabitjen. Ndërkohë, policia po heton ne lidhje me aktivitetin e tij te mëparshëm, pasi gjate arrestimit 27-vjeçarit iu sekuestruan edhe 5 karta identiteti katër prej te cilave ishin lëshuar nga autoritet kosovare ndërsa një nga ato shqiptare. Ngjarja e rëndë ndodhi më datën 21 tetor pranë Dispanserisë në Tiranë ku 61-vjeçari Rrapo Sinanaj u qëllua me armë pasi i bëri rezistencë grabitësit të armatosur që hyri në dyqanin e tij i maskuar dhe me pistolete ne dore.

A week after severe event occurring in Tirana after an attempted extortion in a goldsmith, was killed its owner, 61-year-old Rrapo Sinanaj, police could arrest the author.
According to police, the main suspect for the event is a 27-year-old from Kosovo who was temporarily residing in Tirana. "After a series of investigations carried out some day, where all used special methods of investigation of crime, and a variety of other procedural actions, became a citizen Nexhat Mulaj ban, according to the Stop Order issued by the Prosecutor Tirana District Court, dated. 28.10.2011, for the offenses of "murder in the death" of citizens Rrapo Sinanaj and "illegal arms possession," said Tirana police spokeswoman Alma Katragjini. Sources have led investigative group suggested that the detainee has admitted authorship of the assassination, claiming that there was only intended robbery. Meanwhile, police are investigating in connection with his previous activity, since during arrest 27-year-old was also seized four of the five identity cards which were issued by the authority as one of the Kosovar Albanians. Serious event took place on October 21 at Dispanserisë in Tirana, where 61-year-old Rrapo Sinanaj came under fire after he resistance of armed robbers who entered his shop disguised and pistol in hand.

Free Traffic Exchange