Nga ngjarja e 28 tetorit te vitit 1944, këtë te premte u bene plot 67 vjet. Por kjo histori, shërbeu si pikënisje e masakrës qe vijoi krimet komuniste.
Duke kujtuar këtë tragjedi, shkrimtari, përkthyesi si dhe ish i dënuari i kohës, Amik Kasoruho, u shpreh se e kaluara po harrohet, duke deklaruar indinjatën e tij. "S'ka një emër rruge, shkolle asgjë, llafe por nuk behet asgjë per te kujtuar". Por, kësaj thirrje për te kujtuar, ministri i kulturës, Aldo Bumci, i është përgjigjur me deklarata për projekte qe premtohen shpesh, por prej vitesh nuk realizohen, si shndërrimi ne muze i burgut te Spaçit. Një dokumentar mbi gjenocidin si dhe një botim bilingual, ne shqip e anglisht nga Tomorr Aliko, kane qene pjese e kujtesës se 67 vjetorit te vrasjes se intelektualeve.