Botimet e politikanëve - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Prej ditësh përflitet hedhja ne treg e një libri qe mban firmën e Edi Rames! Te njëjtat pritshmëri janë edhe për romanin e ri te Ben Blushit, ndërsa disa jave me pare Spartak Ngjela publikoi rrëfimet e tij ne letër! Këta janë politikanet-shkrimtare, një trend i ri i cili sipas studiuesve po kthehet ne tradite.

Ne fakt ne këtë dekade ka mbi 20 botime te tilla qe mbajnë firma deputetesh, ish-presidentesh apo ish-ministrash. Prec Zogaj, i cili karshi politikes ka pasionin e shkrimtarit me 17 botime ne letërsi dhe 7 ne fushën e eseve politike, rrëfen se kjo është domosdoshmëri për te. Nga ana tjetër politologët e shohin këtë aspekt te ri te politikanëve shqiptare si një trend te importuar nga koleget e tyre te famshëm. Rastet Obama, Clinton apo Bler janë shembulli. Por si qëndron raporti, botim politikani ne tregun e librin?! Botuesi Piro Misha, i cili po redakton edhe librin e Edi Rames, shprehet se emri është ai qe bën marketingun me te mire dhe interesi i lexuesve është i madh, por jo domosdoshmërisht tregues i vlerave te librit. Gjini letrare, kujtime karriere, histori apo diplomaci janë disa nga fushat ne te cilat politikanet shqiptare kane publikuar këto vite librat e tyre.

Free Traffic Exchange