OSBE dhe ILDKP për korrupsionin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 8

Takimi i anëtareve te këshillit bashkiak te Tiranes me kryetarin e inspektoratit te deklarimit dhe verifikimit te pasurive Adriatik Llalla si dhe me zv ambasadorin e OSBE, Dan Redford, ka patur si kryefjale luftën kundër korrupsionit.
Diplomati i larte ka kërkuar bashkëpunim mes forcave politike jo vetëm ne këshillin bashkiak, pasi korrupsioni mbetet ende problem. Pasi përmenden disa raste me konflikt interesi, kreu i grupit te këshilltare socialiste ka propozuar ngritjen e një komisioni brenda këshillit bashkiak, i cili te shqyrtoje te gjitha denoncimet. Ndërsa kryetari i këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti ka pohuar se këshilltaret nuk janë pjese e vendimmarrjes ne ceshtjet e tenderëve dhe se ndërhyrjet mund te vijnë kryesisht nga jashtë. Ndërkohe kreu i ILDKP-së Adriatik Llalla tha se institucioni qe ai drejton po shqyrton 100 raste ku zyrtare te administratës publike dyshohet se kane fshehur pasuritë.