Shoqata e misionareve te pajtimit te gjaqeve me qendër ne Shkodër pranon se gjate këtij viti janë shtuar kërkesat për te marre vërtetime gjakmarrjeje me qëllimin e vetëm për te përfituar azil politik, kryesisht ne Belgjikë.
Nënkryetari i Shoqatës, Nikolle Shullani, deklaron se këtë vit shoqata ka vulosur 50 dokumente te lëshuara nga kryepleqtë e te firmosura nga njësitë vendore. Sipas nënkryetarit te shoqatës, pjesa me e madhe e kërkesave ka ardhur nga komuna e Postribes, aty ku konfliktet e pronësisë kane përfunduar shpesh me viktima. Ndërkohë, as ne Prokurorinë e Shkodres nuk ka mbërritur ende denoncimi i Policisë se Shtetit qe akuzon kryetarin e Bashkise se Koplikut dhe atë te komunës se Postribes ne Shkodër, se kane abuzuar me vërtetimet e individëve qe janë ne hasmëri. Pas deklaratës se policisë se shtetit, kryetaret e dy njësive vendore reaguan duke thënë se kane firmosur dokumentet e lëshuara nga kryepleqtë dhe duke kërcënuar me një kundërpadi.