Ambasadori amerikan ne Tirane, Aleksander Arvizu, u ka kujtuar edhe njëherë partive politike qe te bëjnë me shume për dialogun mes tyre. Gjate konferencës "Karta e Adriatikut, integrimi dhe sfidat e Ballkanit Perëndimor", diplomati i larte tha se parlamenti ka një rol te rëndësishëm për te arritur kompromisin.
Deklarata e ambasadorit amerikan vjen ne kohen kur pozita dhe opozita janë ende larg bashkëpunimit, si për reformën elektorale, ashtu dhe për atë parlamentare. Ndërkohë qe mbetet ende pa një zgjidhje kalimi i ligjeve qe kërkojnë shumice te cilësuar te votave. Ndërkohë duke folur në këtë konferencë, kryeministri Berisha theksoi se mbështetja e NATO-s ka qenë e rëndësishme edhe për Kosovën. Kreu i qeverise deklaroi se Kosova, në disa prej aspekteve të bashkëpunimit, është "de facto" anëtare e NATO-s. Megjithëse nuk është anëtare e Kartës se Adriatikut, ishte e ftuar edhe Serbia si vend i rajonit, por Beogradi zyrtar nuk ka zgjedhur te përfaqësohet ne tryeze.
The U.S. ambassador in Tirana, Alexander Arvizu, was once again reminded the political parties to do more for the dialogue between them. During the conference "Adriatic Charter, integration and the challenges of the Western Balkans," senior diplomat said that parliament has an important role to reach a compromise.
U.S. ambassador's statement comes at a time when the positions and the opposition are still far from cooperation, such as electoral reform, and for the parliamentary elections. While that is still without a solution passage of laws requiring a qualified majority of votes. While speaking at the conference, PM Berisha said that NATO's support has been important for Kosovo. The head of government said that Kosovo, in some aspects of cooperation, is "de facto" member of NATO. Although not a member of the Adriatic Charter, was invited as a regional country Serbia, but Belgrade has not chosen to be represented in the table.