Një delegacion i Komisionit te Venecias, organ këshillimor i KE i përbërë nga eksperte të pavarur ligjorë, se bashku me eksperte nga zyra e OSBE-se do të jenë në Tiranë më 24 dhe 25 Tetor, për të diskutuar për reformën zgjedhore dhe përmirësimin e praktikave elektorale.
Delegacioni do te kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit te Venecias Thomas Markert, i cili pak dite me pare, ne një interviste për "Deutsche Welle", deklaroi se konsensusi politik ne Shqipëri mund te përmirësoje situatën për te identifikuar ne këtë mënyrë problemet. Axhenda e tyre parashikon takime me kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe përfaqësues te tjerë te forcave politike nga opozita. Delegacioni i kryesuar nga 8 veta, do te ketë një konference për shtyp te martën ne orën 12:15 minuta ku do te japë përshtypjet e tij dhe opinionin ne lidhje me përmirësimet qe mund ti bëhen legjislacionit shqiptar për zgjedhjet. Një pjese e këtij grupi ka mbërritur ne Tirane, ndërsa pjesa tjetër pritet te plotësojë ekipin ditën e hënë. Ky draft opinion do te dorëzohet ne Komisionin e Venecias për një miratim te mundshëm ne seancën e saj plenare qe do te mbahet ne muajin dhjetor, ne prani te Sekretarit te Përgjithshëm. Pas zgjedhjeve lokale dhe ne veçanti pas sfidave te hasura ne lidhje me kryebashkiakun e Tiranes, Sekretari i Përgjithshëm i KiE-s Thorbjorn Jagland, me 24 Gusht 2011, i kërkoi opinion Komisionit te Venecias, për ndryshimet qe duhen bere ne legjislacionin dhe praktiken zgjedhore ne Shqipëri, nen dritën e përvojës se kohëve te fundit.
A delegation of the Venice Commission, an advisory body composed of EC independent legal experts, along with experts from the OSCE office will be in Tirana on 24 and 25 October, to discuss electoral reform and improvement of practices the election.
The delegation will be headed by Secretary General of the Venice Commission Thomas Marker, who a few days ago, in an interview for "Deutsche Welle", said the political consensus in Bangladesh can improve the situation for the problems identified in this way. Their agenda envisages meetings with Prime Minister Sali Berisha, the Speaker of Parliament Jozefina Topalli, Foreign Minister Edmond Haxhinasto and other representatives of opposition political forces. The delegation, headed by 8 people, will have a press conference Tuesday at 12:15 minutes which will give his impressions and opinions regarding improvements that can be made to Albanian legislation on elections. A part of this group has arrived in Tirana, while the rest are expected to meet the team on Monday. This draft opinion will be submitted to the Venice Commission for possible approval at its plenary session to be held in December, in the presence of Secretary General. After the local elections and in particular the following challenges encountered in connection with the mayor of Tirana, the CoE Secretary General's Thorbjorn Jagland, on 24 August 2011,...