Te shtunën, zgjidhen delegatet e Kongresit te PS - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Partia Socialiste i jep dorën e fundit përgatitjeve për zgjedhjet e datës 22 Tetor, nga te cilat do të përzgjidhen rreth 900 delegatet e rinj të Kongresit, forumi me i larte socialist, i cili pritet të mbahet me 5 Nëntor.
Ne selinë rozë këto dite po shpërndahen të gjitha materialet elektorale ne 385 njësi zgjedhore. Drejtues te zyrave në rrethe vijnë këtu për tu pajisur me këto dosje të hartuara për çdo qendër Bashkie apo komune, ku do të votojnë të shtunën anëtaret socialiste. Do te jene dy flete te tilla ku anëtarësia socialiste do të përzgjedhë mes emrave për delegatet e rinj. Njëra flete është specifiksht për kandidaturat femra për të plotësuar kuotën 30% të grave delegate, ndërsa fleta tjetër për kandidatët meshkuj. Te shtunën do te përzgjidhen rreth 900 delegate, ndërsa pjesa tjetër që e çon numrin në rreth 1500, hyjnë automatikisht ne kongres në bazë të statutit te PS. Qendrat e votimit do të hapen në orën 8 dhe do të mbyllen në orën 16.00 për të gjithë anëtarësinë. Sekretari Organizativ Blendi Klosi shpjegon për "Vizion Plus" se ky proces konsiderohet i rëndësishëm për socialistet. Delegatët ne kongresin e 5 Nëntorit do te votojnë për asamblenë e re, si dhe do të vendosin për programin e ri politik te PS. Zgjedhjet do te zhvillohen sipas parimit një anëtar një vote, ndërsa një delegat do përfaqësoje votat 100 socialisteve te anëtarësuar.

Free Traffic Exchange