Fluks makinash te reja - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Një muaj pas hyrjes ne fuqi te ligjit mbi taksen e makinave te përdorura, numri i automjeteve te importuara ka shënuar rritje. Ne sportelet e drejtorisë rajonale te transportit rrugor, e cila mban dhe volumin me te madh, targohen dyfish me shume makina se muaji korrik, para se te hynte ne fuqi ligji.
Ne sportelet e kësaj drejtorie, qe nga muaji gusht kryhet i gjithë procesi i pagesës se taksave për automjetin. Paralelisht me këtë situate favorizuese për makinat e përdorura, situata tek koncesionaret e automjeteve është dekurajuese. Makinat me kilometrazh zero janë te përjashtuara nga pagesa e taksës deri ne tre vitet e para. Ky ligj penalizon automjetet e vjetra, pasi vlera është shume e larte, ndërsa çdo individ tashme do te paguaje nga viti ne vit taksa me te larta për makinën qe ai përdor, ne varësi edhe te vjetërsisë se saj.