Analistet për raportin Topi-Topalli - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 1

Raportet e tensionuara tashme publike mes presidentit Bamir Topi dhe kryetares se kuvendit Jozefina Topalli, për politologë dhe analiste kane si arsye kryesore marrjen e drejtimit brenda se djathtës në të ardhmen, kur Sali Berisha ta ketë lënë këtë post.
Roland Lami, duke parë replikat mes palëve, shton se lufta do ashpërsohet dhe më me afrimin e zgjedhjeve parlamentare te 2013-ës, e kur Topi te mos jete me president. Ndërsa për politologun Ermal Hasimja, lufta behet për pozicionim politik edhe për presidentin e ardhshëm, pasi vete Jozefina Topalli nuk e ka fshehur ambicien për ti zënë vendin Bamir Topit. Vetëm një dite më parë, retorika Topi-Topalli ka qenë me e ashpër se kurrë dhe pasditja u zu nga akuza e reagime mes dy personazheve dhe zyrave respektive te shtypit. Madje dhe këtë te diele, sektori i komunikimit te zotit Topi u detyra te përgënjeshtroi disa tituj gazetash pranë mazhorances, sipas te cilave presidenti u largua me herët nga stadiumi i Shkodres pasi pati slogane kundër tij. Nga ana tjetër, kësaj beteje mes dy ish-homologeve si nënkryetarë te PD, Topi e Topalli, shefi i partisë Berisha nuk pranuar ti beje asnjë koment gjate një eventi publik te se dielës. Kjo përplasje mes Topallit dhe Topit, doli ne pah në momentin kur vete presidenti deklaroi se mund te krijonte parti te re pas mbarimit te mandatit, ne vëren e 2012-ës, ndërsa Topalli nuk e ka fshehur ambicien për te ardhur ne krye te shtetit. Pas sulmeve te demokrateve ndaj zotit Topi për 21 Janarin, erdhën akuzat për votim për socialistet me 8 maj, e tani edhe rreshtim ne krah te Edi Rames për te bllokuar integrimin. Edhe ne ceremoninë e 20-vjetorit te marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Berisha nuk pati asnjë komunikim me presidentin e republikës, për shkak te prezencës se te cilit ngatërroi dhe disa here fjalën e tij.