Topi: Politika zhgënjeu gjithë shqiptaret - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 1

Një dite pas publikimit te raportit te përparimit mbi Shqipërinë, ka reaguar presidenti Bamir Topi. Qe ne fjalinë e pare, kreu i shtetit e komenton dokumentin si realist.
"Dje, Komisioni Evropian bëri publik Raportin e Përparimit 2011 mbi Shqipërinë. Me cilësinë e Kryetarit të Shtetit dëshiroj të falenderoj Bashkimin Evropian për Raportin, duke e konsideruar atë një dokument realist, të paanshëm dhe profesional, që pasqyron ecurinë dhe problematikën e procesit të përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian!" Sipas tij, ne këtë moment shqiptaret kane te drejte te ndihen te braktisur nga klasa politike shqiptare, pasi ne radhe te pare 12 rekomandimet e BE-se iu adresuan qeverise dhe opozitës, e sot kur bilanci mbetet negativ, përgjegjësia direkte bie mbi ta. "Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një aspiratë me interes kombëtar për Shqipërinë, ndaj edhe në momente të tilla, qytetarët dhe publiku kanë të drejtë të ndihen të braktisur nga klasa e tyre politike. Për çdo qytetar ka qenë dhe mbetet e qartë kërkesa për demokraci funksionale, për dialog e bashkëpunim intensiv e institucional midis mazhorancës dhe opozitës për reformat integruese, për forcimin e shtetit të së drejtës përmes rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimit të institucioneve të pavarura e kushtetuese. Në radhë të parë 12 rekomandimet e BE-së iu adresuan qeverisë dhe opozitës, dhe sot kur bilanci tërësor mbetet negativ, përgjegjësia direkte bie pikërisht mbi këto palë politike." Duke theksuar faktin se asnjë prej palëve nuk pranoi përgjegjësi konkrete, presidenti deklaron se e refuzon këtë qëndrim. Sipas Topit, Shqipëria ka nevoje për një vizion te ri politik, për qëndrime te përgjegjshme, jashtë retorikave personale qe zgjasin tranzicionin. "Sot politika shqiptare ka nevojë për një reflektim të thellë moral e përfaqësues, për të fituar sa më shpejt kohën e humbur ose të paktën, për të mos u bërë më pengesë e procesit të evropianizimit të Shqipërisë. Apeli im publik është se forcat kryesore politike, në vend të alibive dhe argumenteve partiake kundër palëve respektive, duhet të përqendrohen në një klimë të re dialogu e bashkëpunimi serioz, për të mbajtur realisht premtimin e dhënë dje për shndërrimin e Raportit të BE-së në axhendë të aktivitetit të tyre politik" .

Free Traffic Exchange