Rama: Marsi, afati i fundit për reformën zgjedhore - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 1

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, për here të parë ka artikuluar afate për mazhorancen, sa i takon përfundimit të një sërë reformash, pjese e paketës së propozuar nga opozita për të zgjidhur krizën politike në vend.
Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryesocialisti i ka bërë sërish apel kryeministrit Berisha që të përgjigjet qartë, nëse do apo nuk do të bashkëpunoje me PS, për të pasur ne muajin maj të vitit të ardhshëm rezultate konkrete për reforma të shtet ndërtimit të vendit. Rama i kërkoi Berishës të shprehet për reformën zgjedhore, e cila sipas tij nëse përfundon deri në muajin mars, do të japë mundësinë për përgatitjen e duhur te infrastrukturës zgjedhore. Një tjetër reforme e cila duhet te përfundojë sipas Rames brenda dhjetorit, është ajo parlamentare, ashtu sikundër dhe zgjidhja e Avokatit te Popullit apo Banka e Shqipërisë. Kryetari i Partisë Socialiste ka njoftuar gjithashtu se veç nismës për heqjen apo reduktimin e TVSH-se për bukën, ilaçet dhe disa prej ushqimeve baze, do te depozitoje ne kuvend një tjetër propozim për uljen e TVSH-se edhe për energjinë elektrike.

Socialist Party leader Edi Rama, for the first time deadlines for the majority has articulated, in terms of completion of a series of reforms, part of the package proposed by the opposition to resolve the political crisis in the country.
In the socialist parliamentary group meeting, kryesocialisti has become premier again appeal to clear answers, whether or not to cooperate with the SP, to get in May next year concrete results to reform the country's state-building. Rama asked Berisha to decide on electoral reform, which according to him if ends up in March, will provide the opportunity for proper preparation of the electoral infrastructure. Another reform that should be completed by Rama in December, is parliamentary, and the solution just as the Ombudsman or the Bank of Albania. President of the Socialist Party has also announced that in addition to the initiative for removal or reduction of VAT on bread, medicines and some basic foodstuffs, the assembly will deposit another proposal to reduce VAT for electricity.