Kapen 18 kg marijuane ne Gjirokastër - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 4

18 kilogramë marijuane e prodhuar ne Lazarat është bllokuar pranë kufirit me Greqinë, ne Gjirokastër. Forcat e policisë kane pikasur te riun Vilson Kalemi dhe i janë vene pas me makine.
Por 24-vjeçari jo vetëm qe nuk ka ndaluar por ne përpjekje për tu larguar me shpejtësi ka rrezikuar edhe përplasjen me patrullën e policisë. Megjithatë, pas disa minutash ndjekjeje, ai ka rene ne prangat e policisë. I riu me origjine nga Skrapari jetonte ne fshatin Llongo te Gjirokastrës. Lënda narkotike, sipas burimeve policore, kishte destinacion tregtimin ne shtetin helen.