Homazhe ne nderim te Ramiz Alisë - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 4

Politikane, miq, te afërm, ish-komuniste por jo vetëm, kane bere homazhe për ish-presidentin Ramiz Alia, i cili u nda nga jeta dy dite me pare ne moshën 86-vjeçare.
Ne sallën e shtëpisë se ushtrisë, për rreth 60 minuta, trupi i shtrire i Alisë i mbuluar me lule është rrethuar nga një numër i lartë njerëzish të cilët kanë qëndruar aty deri në momentin kur kanë përfunduar ceremonia homazh. Ceremoniali i thjeshte pa fjalime edhe pse nuk ka qene shtetëror, pra i organizuar nga familjaret, ka pasur detaje te një ceremonie zyrtare, siç janë nderimet e posaçme nga ushtaraket me uniforma te posaçme. I mbuluar me flamurin shqiptar, trupi i Ramiz Alisë është shoqëruar për në banesën e fundit ne drejtim të varrezave të Sharrës. Kanë qenë jo vetëm makinat ku prehej trupi i ish-presidentit, por një varg i gjatë që kanë detyruar dhe ndalimin e trafikut në kohen kur ish-presidenti i largohej nderimeve te fundit. Klasa politike ne vend është ndarë në homazhet ne nderim te ish-presidentit Ramiz Alia. Ndërsa asnjë nga demokratet nuk është parë të jetë prezent për të ngushëlluar familjen dhe të afërmit, socialistet janë përfaqësuar nga Gramoz Ruci dhe Namik Dokle e Ilir Beqja, te cilët nuk kanë pranuar të komentojnë mbi rolin e Ramiz Alisë në historinë e vendit. Ajo që ra në sy ishte prania e kryetarit te LSI-se, Ilir Meta dhe vetëm 100 metra pas tij, e ish-kryetari te PS Fatos Nano. Nano dhe Meta kanë vlerësuar kontributin e Alisë për ardhjen e demokracisë ne Shqipëri. Servet Pëllumbi një tjetër figure e së majtës e ka cilësuar Aline si udhëheqës në udhëkryq ndërsa e ka pozicionuar atë mes diktatorit të fundit dhe presidentit të parë pluralist. Homazhet për ish-presidentin kanë mbledhur dhe ish-bashkëpunëtoret e tij. 10 vjet anëtar i byrosë politike, Muho Asllani flet me nostalgji për kohën kur punoi me Alinë gjatë periudhës se diktaturës.