Sot Franca kunder Shqiperise - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Kombëtarja shqiptare e futbollit do te përballet sot me Francën ne orën 21 ne Stad de France ne takimin e parafundit për eliminatoret e euro 2012 grupi "D".


Një ndeshje qe për kuqezinjtë etiketohet si prova e te rinjve dhe qe nuk do te jete një shëtitje edhe pse me lëndime e pezullime, kjo te paktën edhe nga deklarata e Lorik Canes ndërsa për Francën hapi i pare drejt finaleve te Ukrainës dhe Polonisë. Për kuqezinjtë ashtu siç u deklarua dite me pare Ervin Bulku e ka pasur te pamundur për tu rikuperuar dhe do te zevendosehet nga Gilman Lika qe se bashku me Klodian Duro do te reshtohen përpara mbrojtjes .Ne kampin kundërshtar ne te majte te mbrojtjes Debushi ka fituar balotazhin me Reveje. Tashme është e sigurt se Franca do te luaj me skemën 4 4 2 edhe pse trajneri Blank ka deklaruar se kjo skeme mund te ndryshoje here pas here ne 4 3 3 duke goditur me forca te shumta mbrojtjen shqiptare. Aktualisht Franca mban vendin e pare ne grupi d me 17 pike ,një me shume se Bosnja ndërsa Shqipëria ndodhet ne vendin e parafundit ne kuotën e 8 pikëve.

Free Traffic Exchange