KE: Te nise dialogu dhe reforma - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Asambleja Parlamentare e Këshillit te Evropës debaton e me pas voton rreth orës 16:00, te pasdites një raport mbi situatën politike ne Ballkan, ku rekomandohet vazhdimi i monitorimit për Shqipërinë dhe Bosnjën, për shkak te situatës specifike politike ne këto dy vende.
Ne dokumentin e përpiluar nga reporteri suedez, Björn Von Sydow, u kërkohet palëve politike qe pas përmbylljes se procesit zgjedhor te majit, te punojnë për rivendosjen e dialogut dhe kryerjen e reformave te nevojshme, pas një krize te gjate politike. Ne paragrafin për Shqipërinë, raporti nder te tjera nënvizon nevojën e dialogut dhe ndërhyrjes se Komisionit te Venecias për ligjin zgjedhor. "Asambleja mirëpret faktin se zgjedhjet lokale te 2011 janë mbyllur formalisht dhe se rezultati është pranuar nga votuesit shqiptare, edhe pse jo nga te gjithë politikanet. Mban shënim angazhimin e liderit te Partisë Socialiste për ti dhënë fund bojkotit te parlamentit. Inkurajon te gjitha partitë te forcojnë pa vonesa funksionimin e institucioneve demokratike, te punojnë drejt normalizimit te situatës politike dhe te fillojnë një dialog politik nderparlamentar për reformat e nevojshme te integrimit ne BE. Mirëpret marrëveshjen e arritur mes Partisë Demokratike dhe asaj socialiste për te punuar me reformën zgjedhore dhe u bën thirrje atyre qe te garantojnë, se kjo reforme do te adresoje te gjitha problemet e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale dhe do te rrisë mundësinë e përfaqësimit te partive me te vogla ne parlament. Kjo duhet ti japë fund bipolarizimit qe ka karakterizuar politiken shqiptare dhe ka zhgënjyer se tepërmi popullin shqiptar ne dekadën e fundit. Duhet te kërkohet opinioni i Komisionit te Venecias, ne procesin e reformës elektorale." Dokumenti njofton se reporteret e këshillit te monitorimit do te kryejnë një tjetër vizite ne Tirane ne vjeshte, për te ndjekur nga afër zbatimin e angazhimeve, nga klasa politike shqiptare, ne veçanti për reformën zgjedhore, por edhe për reformat e tjera te rëndësishme.

Parliamentary Assembly of Council of Europe debate and then vote around 16:00, the afternoon a report on the political situation in the Balkans, where continued monitoring is recommended for Albania and Bosnia, due to specific political situation in these two countries.
We document compiled by the Swedish reporter, Björn Von Sydow, required political parties that after the conclusion of the electoral process of May, to work for the restoration of dialogue and making the necessary reforms, after a protracted political crisis. In paragraph for Albania, among other things the report highlights the need for dialogue and intervention that the Venice Commission for election law. "The Assembly welcomes the fact that the 2011 local elections are formally closed and the result is accepted by the Albanian voters, though not by all politicians. Shall note the commitment of the leader of the Socialist Party to end its boycott of parliament. Encourages all parties without delay to strengthe...

Free Traffic Exchange