Sistemi i te dhënave ne rrezik - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 3

Sistemi i prodhimit te kartave te identitetit dhe pasaportave është thyer ne te paktën 500 raste, qe janë evidentuar nga Ministria e Brendshme.
Por për drejtorin e përgjithshëm te Gjendjes Civile, Armand Teliti, ky është një numër i papërfillshëm për te vene ne rrezik gjithë sistemin, qe ka prodhuar deri tani rreth 2.9 milion karta identiteti dhe 2.1 milion pasaporta biometrike. Gjate diskutimit te marrëveshjes për mirëmbajtjen edhe për 3 vjet te tjera nga një kompani austriake te sistemit kompjuterik për gjendjen civile ne komisionin e sigurisë, deputetet e opozitës deklaruan se te dhënat e shtetasve keqpërdoren nga politika. Socialisti Gazmir Bizhga iu referua zgjedhjeve te fundit lokale ku sipas tij, kandidati Lulzim Basha, ish-ministër i brendshëm, përdori te dhënat e regjistrit te gjendjes civile për te bere fushate. Kandidati Basha iu dërgonte mesazhe urimi zgjedhësve ne numrin e telefonit. Për rinovimin e kontratës se mirëmbajtjes se sistemit te gjendjes civile shteti shqiptar do te paguaje 500 mije euro. Drafti u miratua me votat e mazhorances ne komisionin e sigurisë, ndërsa opozita abstenoi.

Production system of identity cards and passports is broken in at least 500 cases, which are identified by the Ministry of Interior.
But the Director General of Civil Status, Armand Teliti, this is an insignificant number to jeopardize the entire system, which has produced so far about 2.9 million and 2.1 million ID cards biometric passports. During discussion of the maintenance agreement for 3 years by an Austrian company computer system for the civil state security committee, opposition MPs said that the third data misused by politics. Bizhga Gazmir socialist referred to recent local elections, which according to him, the candidate Lulzim Basha, former interior minister, used the data of the civil registry to campaign. Basha was the candidate voters send congratulatory messages to the phone number. For the renewal of maintenance contract system that registrar Albanian State will pay 500 thousand euro. The draft was approved by a majority vote of the committee of safety, while the opposition abstained.