Nis regjistrimi i popullsisë ne Maqedoni - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-21 5

Në Maqedoni ka nisur mëngjesin e se shtunës procesi i regjistrimit te popullsisë, i cili është parashikuar te zgjasë deri ne datën 15 tetor. Gjithçka nis pas problemeve te shumta, qe kulmuan me dorëheqjen e anëtareve shqiptare dhe turq te komisionit shtetëror te regjistrimit, por edhe kryetares, qe kishte theksuar se regjistrimi mund te jete i falsifikuar dhe i politizuar. Qeveria ka emëruar ne momentet e fundit kryetarin dhe nënkryetarin e komisionit, ndërsa nga ora 08:00 e mëngjesit te kësaj te shtune, mbi 18 mije regjistrues janë shpërndare ne gjithë Maqedoninë. Ata do te vizitojnë shtëpitë e qytetareve deri ne orën 20:00 te mbrëmjes për te kryer regjistrimin ne çdo familje. Autoritetet parashikojnë qe ne proces te përfshihen edhe ata qytetare qe nuk kane shtetësinë e Maqedonisë, por qe disponojnë dokumente identifikuese te çdo lloji. Përkatësia etnike, gjuha dhe besimi fetar janë disa nga pyetjet që janë përfshirë në formularin e regjistrimit. Me regjistrimin e fundit të vitit 2002, shqiptarët në Maqedoni janë mbi 25,17 për qind. Por tani janë hedhur dyshime për një shtrembërim te mundshëm te shifrave. Gjithashtu, akuzat politike për ketë çështje nuk kane munguar, aty ku partitë shqiptare ne opozite, kryesisht PDSH-ja, kane akuzuar BDI-ne e Ali Ahmetit se është bere pale me qeverinë ne dem te interesave te shqiptareve.

Free Traffic Exchange