Katër minoritete kundër censusit - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 2

Katër nga minoritetet ne Shqipëri, ai grek, vlleh, maqedonas dhe malazez, do te bojkotojnë procesin e censusit, qe nis te zbatohet me 1 tetor ne te gjithë territorin e vendit. Vasil Bollano, përfaqësues i pakicës greke, deklaron se regjistrimi nuk ka për qellim evidentimin real te pjesëtareve te minoriteteve, por tkurrjen e tyre statistikore ne mënyrë artificiale. Bollano shton se ky proces nuk do te njihet, pasi penalizon minoritetet ne vend. Edhe pse për ata qe nuk do te pranojnë te plotësojnë formularin janë parashikuar penalitete me gjoba deri ne 100 mije leke te reja, kreu i OMONIA-s thotë se po tjetërsohet parimi i vetëdeklarimit te qytetareve. Ne fakt, për ligjin ne fjale, qe ka te beje me regjistrimin e popullsisë, pati edhe replika te forta ne parlament, mes kreut te PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe ministrit te Inovacionit, Genc Pollo. Jo vetëm kaq, por reagim te forte publik ka pasur edhe Aleanca Kuq e Zi duke pretenduar se vetedeklarimi i fesë dhe etnisë është antiligjor dhe do te çoje ne fryrje te shifrave për pakicat, sidomos atë greke. Censusi i popullsisë parashikon numërimin e te gjithë njerëzve, banesave dhe pronave brenda territorit te Shqipërisë, ne një kohe te caktuar dhe është parashikuar te nise ne datën 1 tetor për te zgjatur deri ne 28 tetor.


Four of minorities in Albania, Greek, Vlach, Macedonians and Montenegrins, will boycott the census process, which begins to be implemented by October 1 in the whole country. Vasil Bolanos, representing the Greek minority, stating that registration is no real evidence for the purpose of minority members, but their statistical contraction in artificially. Bolanos adds that this process will not be known, since penalizes minorities in the country. Even though they will not accept to fill in the form prescribed penalties are fines up to 100 thousand new, Omonia head says it is the principle of self-declaration alienated citizens. In fact, the law in question, which deals with the census, there were strong comeback in the parliament, between the head of HURP, Vangjel Dule and Innovation Minister Genc Pollo. Not only that, but public response has been strong and the Black Red Alliance, claiming that self-declaration of religion and ethnicity is illegal and will lead to the swelling numbers of minorities, especially Greek. Population census count provides all people, buildings and property within the territory of Albania, at a certain time and is scheduled to begin on October 1 date for the extended until October 28.