Kamionët e parë kosovare në Serbi - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Zhbllokohet pas 10 ditesh situata ne kufi te Kosovës. Doganat raportojne se kane mundur te hyjne ne Serbi kater kamionet e pare me dokumente te Kosovës.

Që nga 16 shtatori, kur me marrëveshjen e arritur në Bruksel, Kosova hoqi masën e reciprocitetit, në Kosovë kanë hyrë më shumë se 700 kamionë nga Serbia, por ne krahun tjeter pala serbe i kishte bllokuar kalimet, me pretendimin e mungesës se dokumenteve nga ana e kamionëve kosovare. Kjo e kishte detyruar Prishtinën te paralajmërojnë për rikthimin e masave te embargos ditën e hënë, ne rast se Beogradi nuk ndryshonte qëndrimin e tij. Situata është zhbllokuar pikërisht këtë te diele me kalimin e katër kamionëve te pare kosovare. Ndërkohë, mediat ne Prishtine, raportojnë se zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka shumë mundësi që të lihet jashtë dialogut të ardhshëm që do të zhvillohet midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas gazetës "Koha Ditore", qe citon burime diplomatike ekziston një vlerësim pozitiv për performancën e zëvendëskryeministres kosovare në dialogun teknik, por preferohet që me Beogradin zyrtar të vendoset një dialog politik, për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull. Per kete arsye ne vend te saj mund te vendoset nje figure e cilësuar si krahu i djathte i kryeministrit Thaçi, por emri nuk behet i ditur.