Pavarësisht se sezoni turistik eshte drejt mbylljes edhe per shkak te temperaturave ne renie, ende jane te shumte kosovaret qe vijne ne Shqipëri per pushime disa ditore.
Sipas te dhenave ne piken kufitare te Morines, me e madhja ne vend qe lidh Shqipërinë me Kosovën, kalojne kufirin rreth 2500 persona ne dite. Sipas tyre, Shqipëria eshte nje mundesi e mire per te kaluar fundjavën. Por me dhjetëra qytetare te tjere nga Kosova kalojnë kufirin per tregti. Radhët e kamionëve qe tranzitojne mallra janë te gjata sidomos ne fillim dhe ne fund te muajit. Ne doganen e Morines kane kaluar deri ne 20 mije kalimtare ne dite qe jane deklaruar si turiste. Ndaj tyre aplikohen masa lehtësuese per kalimin e kufirit te pakten deri ne daten 1 tetor kur mbyllet edhe sezoni turistik.