Dy minatorë greviste ne spital - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-21 1

Dy prej minatorëve greviste te Bulqizës janë dërguar ne spital gjate natës për shkak te problemeve shëndetësore. Pas ndihmës ne spital ata i janë rikthyer grevës, ndërkohë qe mësohet se është keqësuar edhe shëndeti i gjashte te ngujuarve te tjerë. 10 minatorët e Bulqizës kane hyre ne ditën e gjashte te grevës se urisë. Pasi nuk u lejuan nga policia për t'iu afruar minierës ata u ngujuan ne një lokal pranë zyrave te "ACR". Minatorët rinisen grevën e urisë, pas mosarritjes se një marrëveshjeje me zyrtaret e firmës austriake. Pavarësisht organizimit te disa takimeve, palët nuk ranë dakord për largimin e drejtorit te minierës qe është për minatorët kusht i panegociueshem, si dhe për pagesën e ditëve te grevës se urisë dhe protestave.