Paketat e opozitës ne vite - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-21 0

Pas një katërvjeçari të qetë e bashkëpunues, kur bëri gjithçka për të treguar se do të ofronte një politikë ndryshe, në marrëdhëniet mes opozitës e qeverisë nisi një epokë e re, natyrisht me zgjedhjet e vitit 2009. Akuzat për manipulim votash nga njëra anë dhe kujdesi i palës tjetër për të theksuar në çdo moment faktin se Edi Rama po përdorte akuzat si alibi për të mos u dorëhequr nga partia, ishin 2 boshtet ku u përqendruan qëndrimet e palëve. Por në këto 2 vitet e fundit opozita u ofrua me disa paketa si ato para e pas 21 Janarit, apo kushti për hapjen e kutive te votimit te qershorit 2009. Ajo çka ndryshoi ne ofertat e socialisteve, ishte tkurrja e kërkesave për mazhorancen. Megjithëse kërkoi se pari vendosmërisht hetimin e fletëve te votimit dhe materialet zgjedhore, me pas referuar një zgjidhje kompromisi ofruar nga delegacioni i parlamentit evropian dhe pas kundërshtive te vazhdueshme te kryeministrit për fletët, te majtët nuk morën ne fund as materialet elektorale. Ne këtë klime, palët shkuan ne një proces elektoral ne 8 maj 2011, me minimumin e besimit mes tyre. Por gjithsesi, me kalimin e muajve oferta e opozitës u shtuan dhe u ndryshuan disa here, pa pandryshuar vetëm disa kërkesa thelbësore. Paketa e fundit e Rames përmban 10 pika. Kryesocialisti duket se ne këtë rast ka bere kujdes ti përmbahet simbolikes se numri 10, pra aq sa ishte numri i votave me te cilat ai festoi ne datën 14 maj fitoren e Bashkise se Tiranes, gëzim ky qe siç dihet nuk e pati te gjate. Por kujdes ne këtë pakete është bere qe te përfshihen edhe kërkesat e këshillat e ndërkombëtareve, si raporti i fundit i OSBE-se, rezoluta e mëparshme e Parlamentin Evropian, apo rekomandimet pas vizitave te 2 ministrave te jashtëm te Italisë e Greqisë, Frattini e Lambrinidis, ne muajin shtator. E nuk kane qëndruar kurrë indiferente ne këtë vorbull diplomatike amerikanet me qëndrimet e tyre. Ne vizitën e tij ne Tirane ne shkurt 2011, ndihmës sekretari i shtetit Thomas Kantrimen, përsëriti thirrjen për zgjidhjen e krizës, duke vene theksin ne zbardhjen e ngjarjes se rende te 21 Janarit. Por megjithëse pakti i fundit i kryesocialistit ofrohet ne emër te bashkëpunimit për te ardhmen e Shqipërisë, Rama vete tregon kujdes te theksoje se nuk ka ndërmend te heqë dore nga asnjëra prej pikave. Ai dëshmon tolerance vetëm ne mundësitë qe mazhoranca ti shtoje te tjera pika kësaj pakete. Kane kaluar disa ore por mazhoranca nuk ka kthyer një përgjigje përfundimtare për qëndrimet e mëtejshme. Fjalën e pare pritet ta thotë kryeministri Berisha. Ky i fundit edhe pse shume kilometra larg e paralajmëroi nga Nju Jorku qëndrimin e tij. E ndërsa palët nuk gjeje dot piken e përbashkët, togfjalëshat qe artikulohen e debatohen me shume ne media janë "kriza politike" e "kriza ekonomike". Te dyja te lidhura fort me njëra-tjetrën. Nëse ekziston mundësia me minimale qe kriza ekonomike te sjelle një te mire ne Shqipëri është pikërisht shpresa qe te binde palët për te tentuar vërtet një kompromis. Ne te kun...

Free Traffic Exchange