Sulmi i dy personave ndaj prefektit te Vlorës, Eduart Velcani, ka perfunduar me plagosjen e dy punonjesve te prefekturës.
Polici privat i godines eshte keqtrajtuar nga dy agresoret dhe po mjekohet ne spitalin e Vlorës. Mesohet se efektivi ka nderhyre ne momentin qe autoret kane kapur nga krahu prefektin Eduart Velcani duke i kerkuar llogari per nje çeshtje ende te paqarte. Pasi prefekti ka hyre ne zyre, nje punonjese ka tentuar te mbylle shpejt deren, por njeri nga agresoret ka thyer xhamin me grushta madje ka lenduar zyrtaren ne fytyre dhe duar. Policia ka ndaluar autoret, por nuk ka dhene ende detaje mbi motivet e ngjarjes.