Ne muajin nëntor nisin procedurat për hipotekimin e mbi 400 pallateve ne kryeqytet. Kështu ka premtuar kryetari i bashkise Lulezim Basha pas firmosjes se një marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Punëve Publike dhe ate te Drejtësisë. Kryebashkiaku siguroi se edhe qytetaret qe kane blere shtëpi ne pallatet pa leje shfrytëzimi, do te marrin certifikatën e pronësisë. Ne këto raste do te penalizohen, vetëm pronaret e këtyre ndërtesave. Bashkia e Tiranes ende nuk ka nje shifër te godinave qe nuk kane leje shfrytëzimi. Kryetari Basha deklaroi se shpejti do te nise verifikimi i te gjithe objekteve qe jane ndërtuar ne shkelje me ligjin. Ndersa ministri i Punëve Publike dhe ai i Drejtësisë ofruan mbështeten e tyre per mbarëvajtjen e këtij procesi, nje premtim i fushatës elektorale te zotit Basha.