Kosova ka qene kryefjala e takimeve te ministrit te Jashtem Haxhinasto gjate qendrimit ne New York per te ndjekur punimet e sesionit te 66 te Asamblese se Kombeve te Bashkuara. Numri nje i diplomacise shqiptare ka zhvilluar nje sere takimesh me homologe te vendeve te ndryshme, te cileve iu ka kerkuar te mbeshtesin Kosovën si shteti me i ri ne Ballkan. Ndersa Kepit te Gjelber, ministri Haxhinasto i ka bere kerkese per njohje te Kosoves. Nderkohe, gjate nje bisede me ministrin e Jashtem te Greqise Lambrinidis, i cili pak jave me pare ishte ne Shqiperi, Haxhinasto kerkoi mbeshtetje per integrimin e vendit tone ne BE. Shefi i diplomacise shqiptare ka vleresuar marredheniet dy paleshe mes Tiranes zyrtare dhe Maqedonise, Rumanise e Sllovenise gjate takimeve qe pati me homologet e ketyre vendeve. Ndersa shprehu deshiren dhe gatishmerine per te bashkëpunuar ne fusha te ndryshme me vende si Bangladeshi, Singapori apo Maldivet.