Një hap përpara demokrateve, socialistet i kërkojnë mazhorances nisjen e negociatave për të përcaktuar modalitetet për hartimin e projektvendimit për reformën zgjedhore.
Në një interviste për Vizion Plus, deputetja Vasilika Hysi e caktuar për të qenë pjese e negociatave bashkë me Damian Gjinkurin, pohon se PD vazhdon te heshte për nisjen e bisedimeve. I kontaktuar me telefon negociatori demokrat Viktor Gumi nuk jep përgjigje për një date fikse te takimit te pare qe do te formalizoje nisjen e punës për reformën zgjedhore. Ndërkohë, negociatori tjetër demokrat Oert Bylykbashi ndodhet ne ShBA, si pjese e delegacionit shqiptar qe po merr pjese ne Asamblenë e Përgjithshme te OKB. Por ndërsa socialistet pohojnë se do të paraqiten si opozite e unifikuar në qëndrim, demokratet nuk kanë komentuar në asnjë deklarate çfarë pritet të propozojnë. Znj. Hysi pohon se PS bashke me aleatet, është e gatshme për të bërë një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe sa më transparente, duke u bazuar ne rekomandimet e OSBE/ODHIR. Palët janë mandatuar te negociojnë modalitetet, të cilat me pas do t'i paraqiten Ramës dhe Berishës nëpërmjet një projektvendimi për reformën e re zgjedhore. Pas kësaj, ajo duhet të marrë miratimin në seance plenare, duke i hapur rruge komisionit bipartizan që nëse gjithçka shkon pa probleme, mund te nise punën në muajin tetor.
One step ahead of Democrats, Socialists seek majority of the launch of negotiations to determine the modalities for the compilation of draft decisions on electoral reform.
In an interview with Vision Plus, MP Vasilika Hysi set to be part of negotiations with Damian Gjinkurin, asserts that the PM continues to remain silent for the start of talks. Contacted by telephone Democratic negotiator Viktor Gumi unresponsive to a fixed date of the first meeting will formalize the start of work on electoral reform. Meanwhile, another Democratic negotiator Oert Bylykbashi located in the U.S., as part of the Albanian delegation that is participating in the UN General Assembly. But while the Socialists say they will appear as a unified opposition to the stand, Democrats have not commented on any statement what is expected to propose. Mrs. Hysi asserts that the SP together with allies, is willing to make a comprehensive election reform and more transparent, based on the recommendations of OSCE / ODIHR. Parties are mandated to negotiate the modalities, which will then be presented to Rama and Berisha through a new draft electoral reform. After that, it must be approved in plenary session, paving the way for bipartisan commission that if everything goes smoothly, work could begin in October.