Limaj serish ne Prokurori - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Ish-ministri dhe deputeti i PDK-se Fatmir Limaj është paraqitur serish mesditën e se mërkurës ne Prokurori dhe po merret ne pyetje nga prokuroret e EULEX-it, ne lidhje me akuzën për keqpërdorim te buxhetit ne kohen kur drejtonte ministrinë e transporteve.
Limaj u shoqërua nga avokatet e tij, te cilët me pas deklaruan se klienti i tyre është i pafajshëm. Burime nga prokuroria konfirmojnë se Limaj është pyetur për shtëpinë e tij ne Veternik si dhe për banesën prej 300 mije eurosh, te blere nga një miku i tij ne fshatin ndërkombëtar ne Prishtinë, kontrata e te cilës është gjetur ne shtëpinë e Limajt gjate bastisjes nga EULEX. Me herët lëvizja Vetëvendosja ka mbajtur një qëndrim te ashpër lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese qe duke rrezuar imunitetet për deputetet, i hapi rruge arrestimit te Limajt. Ne një komunikate, Vetëvendosja thekson se gjykata kushtetuese mund te kthehet ne një arme te forte te kryeministrit Thaçi për te spastruar rivalet politik. "Po qe se nuk riformulohen dhe qartësohen, vendimet e Gjykatës i hapin rrugë një shteti policor, i cili paraqet kërcënim për demokracinë dhe të drejtat civile e politike të të zgjedhurve të popullit. Kjo i shkon për shtati Qeverisë aktuale e cila tashmë e ka treguar qartë fytyrën e saj antidemokratike. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese fuqizojnë ekzekutivin dhe misionet ekzekutive ndërkombëtare karshi të zgjedhurve të popullit, mund t'i shërbejnë edhe Hashim Thaçit për spastrimin e konkurrentëve të tij të brendshëm politikë. Ashtu që kryeministri ta konsolidojë edhe më shumë pushtetin e tij personal përpara koncesioneve të reja me Serbinë dhe shitjen e pasurive të Kosovës," thuhet ne deklarate. Te martën kushtetuesja ne Kosovë u shpreh me një vendim duke thënë se deputetet e parlamentit te Kosovës nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit te përgjegjësive te tyre.

Former minister and MP PDK Limaj is presented again at noon Wednesday's Attorney and was taken in for questioning by prosecutors of EULEX, in connection with charges of misuse of the budget at the time headed the ministry of transport.
Limaj was accompanied by his lawyers, who then stated that their client is innocent. Sources confirm that Limaj prosecution is asking for his house and the house Veternik of 300 thousand euros, to buy from a friend of his village in Pristina, whose contract is found in the house during the raid by EULEX Limaj . Self-determination movement previously maintained a tough stance on the Constitutional Court's decision to storm the immunities of deputies, gave way to arrest Limaj. In a communique, Self-Determination states that the Constitutional Court, may become a strong weapon to Prime Minister Thaci to purge political rivals. "Unless reformulated and clarified, the Court's decisions open the way to a police state, which poses a threat to democracy and civil and political rights of elected people. This suits the current government which has alre...

Free Traffic Exchange