Shqipëria pikiate ne renditjen e FIFA-s - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-21 2

Dy humbje radhazi, ajo me Francën ne "Qemal Stafa", por me kryesorja, rezultati shokues ne Luksemburg, i kane kushtuar shtrenjte kombëtares shqiptare te futbollit ne renditjen e FIFA-s. Ne klasifikimin qe Federata Ndërkombëtare e Futbollit publikon çdo muaj kuqezinjtë e teknikut Kuzhe kane pësuar një rënie drastike duke u pozicionuar 14 vende me poshtë, një rënie qe Shqipëria e futbollit nuk pësonte qe nga muaji mars. Ne renditjen mujore te FIFA-s, kuqezinjtë klasifikohen ne vendin e 71-te me 474 pike ndryshe nga një muaj me pare ku renditeshin ne vendin e 57-te. Nga rivalet e Shqipërisë ne grupin "D" eliminator dy kombëtaret qe kane ngjitjet me te mëdha ne klasifikim janë Bosnja dhe Luksemburgu. Bosnja fale dy fitoreve me Bjellorusinë është ngjitur me 17 vende, ndërsa Luksemburgu fale fitores historike ndaj Shqipërisë, është ngjitur 14 vende me lart ne klasifikim. Rezultate pozitive për këtë muaj edhe për Francën 3 vende, apo Rumania me 5 shkalle me lart. Ndërsa Bjellorusia i është bashkuar Shqipërisë dhe fale rezultateve negative ka zbritur 4 shkalle me poshtë. Ka zgjatur vetëm 1 muaj dominimi i renditjes botërore nga Holanda e cila për shtatorin ja ka lënë përsëri vendin e pare kampiones se botes Spanjës.