Bregu i Fildishte ka njohur zyrtarisht Kosovën duke u bere kështu shteti i 84 qe ka pranuar vendin me te ri ne Ballkan. Lajmi është konfirmuar nga zëvendës kryeministri i pare i Kosovës Behgjet Pacolli i cili ka pasur një takim ne Nju Jork me presidentin e Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara. Njohja e këtij shteti pasoi atë te Nigerisë dhe te Gabonit me 12 dhe 9 shtator te këtij viti. Sikurse është njoftuar nga vete zoti Pacolli, pritet qe një numër vendesh nga liga arabe te pranojnë realitetin e ri ne Ballkan. Qe prej shpalljes se pavarësisë me 17 shkurt te vitit 2008, Kosova është njohur nga 84 shtete. Nga Bashkimi Evropian, ku shteti i ri synon te anëtarësohet ne te ardhmen vetëm 22 vende e kane pranuar atë ndërsa pese te tjerë nder te cilët edhe Spanja, Rumania e Qipro ngurojnë për shkak te problemeve te tyre te brendshme. Pas vendimit te gjykatës ndërkombëtare te drejtësisë ne Hagë, e cila njohu ligjshmërinë e shpalljes se pavarësisë, pritshmëria për njohje te reja ishte shume e larte. Por kjo u frenua disi pas publikimit te raportit te Dik Martit qe u shfrytëzua nga diplomacia serbe, e cila kërkoi hetim edhe nga OKB për trafikun e organeve.