Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 2

Zbardhet drafti qe grupi parlamentar i partisë Socialiste, do te formalizojë të hënën për ndryshimet në rregulloren e kuvendit, pjese e paketës së socialisteve, e nisur me reformën parlamentare. "Vizion Plus" ka siguruar projekt vendimin e plotë që do të marrë firmat e deputeteve socialiste e që synon të riktheje frymën konsensuale të minuar sipas opozitës, me ndryshimet e njëanshme pas 2009.
Drafti fokusohet në katër drejtime kryesore që lidhen me votimin e fshehte, te drejtat themelore te opozitës, delegimin e atributeve të kuvendit në instanca të tjera dhe transparencën e buxhetimit të veprimtarisë parlamentare. Sa i takon votimit te fshehte, socialistet kërkojnë rikthimin e saj për shkarkimin e anëtarëve të organeve kushtetuese. "Ndryshimi i Rregullores, pa konsensusin e opozitës eliminon votimin e fshehtë për shkarkimin e anëtarëve të organeve Kushtetuese. Duke kaluar nga votimi për anëtarin, në votim për raportin, me dinakëri kalohet nga votimi i fshehtë në votim të hapur, duke shmangur parimin e votimit të fshehtë "për çështje që kanë të bëjnë me personat" të sanksionuar në nenin 60 të Rregullores. Socialistet kërkojnë shfuqizimin e nenit 60 i cili në mënyre direkte, u kërkon deputeteve të votojnë ne mënyrë nominale dekretet e presidentit për emërimet ne Gjykatën Kushtetuese ose Gjykatën e Larte. "Presioni i qeverise mbi deputetet qe votojnë, por sidomos për kandidatet për organet e larta te drejtësisë është tashme i hapur dhe i pandalshëm". Neni 111 i rregullores sipas opozitës, duhet te ndryshohet për t'i dhënë te drejtën kuvendit te vendose me vote për propozimet e presidentit, ne fakt këtë te drejte e ka komisioni, i cili në rast se e gjykon si negative kandidaturen, automatikisht ia kthen atë organit propozues, duke anashkaluar deputetet. Opozita kërkon gjithashtu edhe te drejtën e debatit ne parlament, pa vendosur masa shtrënguese për ta. "Rregullorja e miratuar me konsensus parashikonte një debat prej 60 minutash në të cilin deputetët ngrinin çështje të rëndësishme të ditës. Ky debat tashmë nuk zhvillohet në hapje të seancës, por në mbyllje, kohë kur interesi publik dhe mediatik është shumë më i ulët dhe kur edhe vetë qeveria e abandonon tërësisht sallën e Kuvendit. Në këtë vendim u rritën të drejtat e Kryetarit të Kuvendit për të përjashtuar nga seancat dhe komisionet deputetët, kur ata shkelin rregulloren, e drejtë e shfrytëzuar deri tani vetëm për opozitën". PS do te propozoje fazën e dyte te reformës parlamentare me krijimin e një komisioni te përbashkët parlamentar, për te adresuar te gjitha mangësitë e evidentuara nga BE ne mënyrë qe te përmbushen standardet e kërkuara qe kane te bëjnë me shpërndarjen e burimeve njerëzore dhe financiare sipas aktiviteteve te deputeteve dhe grupeve parlamentare dhe saktësimin e te gjithë instrumenteve qe mundësojnë një kontroll parlamentar efikas.