Prishet qetësia në veriun e Kosovës - Vizion Plus - News, lajme

2015-11-21 1

Qetesia e nates ne veri te Mitrovicës eshte prishur mengjesin e kesaj te shtune, kur jane degjuar te shtena armesh. Siç raportojne mediat ne Prishtinë, forcat e sigurisë menjëherë kanë shtuar prezencën e tyre mbi urën kryesore ne lumin Iber, ndersa disa automjete te Kfor-it kane kaluar per ne pjesen veriore ne fshatin e Suhadollit. Policia raporton se per momentin situata eshte nen kontroll. Nderkohe, serbet veç barrikadave dhe zhavorrit ne rruge, kane ngritur edhe nje mur betoni deri ne 3 metra te larte, i cili bllokon qarkullimin ne segmentin Prishtine-Rudare per te gjitha mjetet qe vijne nga pika kufitare e Jarinjes. Gjithashtu njoftohet se dy maune me nitroglicerinë janë fshehur nga grupet kriminale serb në ish-uzinën ushtarake në veri të Mitrovicës. Ato jane sjelle te premten nga Serbia nëpërmjet rrugëve alternative, ndersa ekziston rreziku qe materiali shpërthyes te përdoret kunder forcave te rendit nga segmentet kriminale. Vijojne nderkohe reagimet nderkombetare per operacionin e fundit te qeverise se Kosovës ne veri. Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bere thirrje paleve per qetesi, ndersa ka vlerësuar se bllokimi i rrugeve nga serbet nuk ndihmon ne normalizimin e situatës.

Free Traffic Exchange