Viti i ri shkollor në burgje - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-21 2

Robert Loci 24 vjeç, i dënuar me 3 vite e gjysme burg për shpërndarje droge, ne këtë moshe duhet te kishte përfunduar Universitetin dhe te ishte ne një pune si shume prej moshatareve te tij, por aktualisht ai është regjistruar ne klasën e pare fillore. Sipas tij, problemet ekonomike dhe emigrimi për disa vite ne Greqi, kane qene pengese për te ndjekur shkollën. Ne te gjithë vendin, ndjekin shkollën 9-vjeçare 163 te dënuar, 26 prej tyre ne institutin e te miturve ne Kavajë. Ne burgje zhvillohet mësim nga klasa e pare deri ne te nëntën, me mësues te caktuar posaçërisht nga ministria. Për shkak te diferencave te ndryshme ne moshën e te burgosurve mësimi ne Fushe Kruje, zhvillohet ne dy klasa te ndara, njëra për ciklin e ulet dhe tjetra për atë te larte. Programi arsimor i tyre është i njëjte me atë te gjithë shkollave 9-vjeçare. Ne këto ambiente mësojnë 34 te dënuar, te cilët kryesisht për arsye ekonomike nuk kane mundur te kryejnë asnjë vit ose e kane lënë përgjysmë atë. Sipas drejtorit te këtij institucioni, deri tani 18 te dënuar kane marre dëftesën e lirimit, pese prej te cilëve, bashke me shkollën kane mbaruar edhe dënimin me burg. Pjese e arsimimit, është edhe një biblioteke, një qendër interneti dhe një kulturore, një fushe minifutbolli si dhe dy salla kulti, për besimtaret. Ne qendrën kulturore te dënuarit mësojnë njeri-tjetrin edhe për te marre një zanat te vlefshëm pas vuajtjes se dënimit. Punimet, kryesisht piktura dhe objekte artistike, ne shume raste janë blere nga vete te dënuarit, por edhe nga persona jashtë burgut.