Halimi për marrëveshjen e ekstradimit - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Pas Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Italia behet vendi i dyte qe ka një marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. E negociuar dhe e firmosur qe ne vitin 2007 nga kryeministrat e asaj kohe Sali Berisha dhe Romano Prodi, dokumenti ka hyre ne fuqi ne 1 gusht te këtij viti, pas ratifikimit ne muajin maj nga parlamenti italian.
Ne një interviste për Vizion Plus, Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi shpjegon mënyrat se si do te procedohet me shtetasit shqiptar qe janë ne kërkim nga drejtësia italiane ose dhe për ata shtetas italiane qe kërkohen nga pala shqiptare. Halimi shton se qëllimi i vetëm i marrëveshjes është lufta me efikase kundër krimit te organizuar dhe ne te janë përfshirë një kategori e caktuar veprash penale. Sipas Halimit, ministria e Drejtësisë po shqyrton mundësinë e shtrirjes se marrëveshjeve edhe me shtete te tjera. Vetëm pak dite me pare policia e shtetit njoftoi arrestimin e 15 personave te kërkuar nga drejtësia italiane, disa prej te cilëve tashme pritet te ekstradohen ne vendin fqinj.

After the United States of America, Italy becomes the second country that has an extradition treaty with Albania. Negotiated and signed in 2007 by then Prime Ministers Sali Berisha and Romano Prodi, the document came into force on 1 August of this year, after ratification in May by the Italian Parliament.
In an interview with Vision Plus, Justice Minister Edward Halimi will explain how to proceed with the Albanian citizens who are in search of justice and for those Italian or Italian nationals who are required by the Government. Halimi adds that the only purpose of the agreement is more efficient fight against organized crime and are involved in a particular category of offenses. According to Halimi, Ministry of Justice is considering the extension of agreements with other states. Only a few days ago the state police announced the arrest of 15 persons wanted by Italian justice, some of whom are now expected to be extradited in the neighboring country.