Pasi përcollën me optimizëm dy ministrat e Jashtëm te Italisë dhe Greqisë, te cilët ne një mision negocimi ne Tirane, kërkuan një dite me pare pakt kombëtar për integrimin, palët e politikes ne vend u ndanë ne sallën e parlamentit pikërisht për këtë çështje.
Kryeministri Berisha e ka kërkuar nga opozita miratimin e një rezolute te përbashkët për integrimin e vendit. Por Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Gramoz Ruçi, duke replikuar me kryeministrin deklaroi se opozita e ka paraqitur një rezolutë 23 dhjetorin vitit te e kaluar, dhe është gati ta votojë atë. Sipas Ruçit konsensusi i parë i palëve duhet te nise me ndryshimin e rregullores se Kuvendit. Kryeministri Berisha ka propozuar edhe një hap tjetër, duke kërkuar ngritjen e komisionit te përbashkët te integrimit, ndërsa i kërkon opozitës te propozoje emrin e avokatit te popullit, me premtimin se mazhoranca do ta votoje atë. Edhe pse këto pika nuk prodhuan dot kompromis, konsensusi i pare mes palëve ka qene rënia dakord për shtyrjen e projektligjit për gjykatën Administrative, duke e hequr atë nga rendi i ditës për ta votuar ne një tjetër seance.
Once optimism followed by two foreign ministers of Italy and Greece, which in a negotiation mission in Tirana, called a day before the national pact for the integration, the parties split the policy in place in the hall of Parliament for this issue.
Premier Berisha asked the opposition to adopt a joint resolution to integrate the country. But President of the Socialist Parliamentary Group Gramoz Ruchi, and replicate with the Prime Minister said the opposition has filed a resolution of 23 December last year, and is ready to vote on it. By Ruchi consensus view of the parties must begin with changing the rules of the Assembly. Premier has proposed a next step, requiring the establishment of the joint commission on integration, while the opposition wants to propose the name of the Ombudsman, with the promise that the majority will vote him. Although these points are not produced can compromise, consensus between the parties was first agreeing to postpone the bill to the Administrative Court, by removing it from the agenda to vote in another session.