BB: Reforme moshes se pensionit - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Banka Botërore konfirmon se ne muajin tetor te do te nise puna për reformën e pensioneve. Drejtorja për Shqipërinë, Jane Armitage, gjate një vizite ne Tirane, tha se një ekip ekspertesh do te mbërrijnë për te përcaktuar modelin qe do te zgjidhet.
"Qeveria shqiptare i ka kërkuar Bankës Botërore te sjelle një ekip ekspertesh për te testuar modelin. Kjo reforme është komplekse, mund te rritet mosha e pensionit, mund te barazohet mosha e daljes ne pension mes burrave dhe grave apo mund te kryhet një indeksim me rritjen e jetëgjatësie. Megjithatë, mire funksionimi i skemës varet shume nga te dhënat e sakta, te Institutit te Sigurimeve Shoqërore". Duke u ndalur tek kriza ekonomiko financiare, Banka Botërore i sugjeron qeverise qe te jete konservatore ne parashikimin e shifrave për buxhetin 2012. "Ne i kemi sugjeruar qeverise qe deficiti buxhetor te jete 3 %. Kemi rende dakord qe kjo shifër do te merret parasysh nga ministria e financave. Ne mendojmë qe qeveria duhet te jete konservatore ne hartimin e buxhetit për vitin e ardhshëm ne mënyrë qe te mos përballet me te papritura." Ne vrojtimet e Bankës Botërore prokurimet publike mbeten një shqetësim serioz për operatoret ekonomike. "Ju keni një ligj shume te mire te prokurimeve publike, por e rëndësishme është qe ai te zbatohet ashtu siç duhet. Ka shume ankesa nga operatoret ekonomik ne këtë drejtim. Edhe pse nga vrojtimet tona perceptimi i korrupsioni ka pësuar një rënie, serish ai mbetet me i larti ne rajon." Pas anulimit te financimit për projektin e blerje te pajisjeve spitalore, ku Banka Botërore u akuza nga Ministri i Shëndetësisë për lobim ne favor te një kompanie pjesëmarrëse, zonja Armitage tha vetëm se banka ka rregulla konkrete dhe kërkoi zbatimin e tyre.

World Bank confirms that in October will begin work on pension reform. Director for Albania, Jane Armitage, during a visit in Tirana, said that a team of experts will arrive to determine the model to be solved.
"The Albanian government has asked the World Bank to bring a team of experts to test the model. This reform is complex, may increase the retirement age, can be equated retirement age between men and women or an indexing can be performed with increased longevity. However, better functioning of the scheme depends very much on accurate data, the Institute of Social Security. "Focusing on financial and economic crisis, the World Bank suggests the government to be conservative in forecasting the budget figures for 2012. "We have suggested that the government's budget deficit will be 3%. We agree that this figure seriously will be taken into account by the finance ministry. We think the government should be conservative in budgeting for next year so as not to face the unexpected. "In World Bank surveys of public procurement remains a serious concern for economic operators. "You have a very good law, public procurement, but it is important that it be implemented properly. There are many complaints from economic operators in this regard...