Lëvizja "Vetëvendosje" kërkon dorëheqjen e qeverise Thaçi dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme.
Kreu i kësaj partie Albin Kurti tha se nje qëndrim i tille vjen për shkak te situatës se vështirë ne te cilën gjendet Kosova pas bisedimeve me Serbinë te cilat po shoqërohen me pasiguri ne vend dhe probleme ekonomike. Albin Kurti theksoi se protestat dhe aksionet e aktivisteve te Lëvizjes Vetëvendosje do te vazhdojnë edhe me tej deri ne largimin e kësaj qeverie e cila sipas Kurtit po dëmton buxhetin e Kosovës. Ai gjithashtu akuzoi qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi për korrupsion me tenderë dhe shitje te pasurive kombëtare sikurse janë Posta dhe telekomi i Kosovës si dhe miniera e Trepçës.