Helm nga persona te pa identifikuar ne grykëderdhjen e kolektorit shkarkues ne afërsi te plazhit Darezezë te Fierit, ujërat e te cilit derdhen ne detin Adriatik.
Helmi i llojit Teodan dallohet edhe me sy te lire nga ngjyra qe ka marre uji duke shkatërruar njëkohësisht faunën ne këtë zone. Dhjetëra kuintale peshk i llojeve të ndryshme kane ngordhur, ndërsa mësohet se një sasi prej tij është marre nga banoret e zonës për t'u konsumuar apo tregtuar. Burime nga drejtoria e Shëndetit kanë pohuar se ky peshk është i pakonsumueshem për shkak te helmit. Ndaj duhet te merren menjëherë masa nga autoritetet e Kontrollit Ushqimor qe te ndërhyje për parandalimin e shpërndarjes se tij. Përveç këtij rreziku, fermerëve të zonës iu rrezikohen edhe bagëtitë të cilët në këtë kohë të nxehtë përdorin si ujë të pijshëm ujin e kanalit tashmë të helmuar. Banorë të ndryshëm kanë pohuar jashtë kamerës se ky nuk është rasti i parë qe ndodh madje ata pranojnë se kjo është një metode e njohur për peshkim. I kontaktuar në telefon kreu i komunës Dërmënas Viktor Fasko tha se po njihet nga afër me këtë fenomen shqetësues dhe se ne bashkëpunim me policinë dhe inspektoret përkatës do te bëjnë gjithçka për zgjidhjen e këtij problemi.
Helm of the persons identified in the mouth without the collector discharge in the vicinity of Fier Darezezë beach, whose waters flow into the Adriatic Sea.
Poison type Teodan also distinguished by the naked eye from the color that receives water simultaneously destroying the fauna in this area. Quintal dozens of different types of fish have died, and learned that some of it is taken by residents of the area to be consumed or marketed. Sources from the Department of Health have confirmed that this is the unconsumed fish due to poison. Hence, measures should be taken immediately by the Food Control authorities to intervene to prevent its distribution. Apart from this risk, farmers and livestock area at risk was that in this time of hot water used as drinking water of the canal already poisoned. Different people have said off camera that this is not the first case occurring even they admit that this is a popular method for fishing. I contacted the head of the municipal telephone Dërmenas Fasko Victor said he was known by close to this disturbing phenomenon and that in cooperation with the police and relevant inspectors will do everything to solve this problem.