Zgjedhjet lokale konsiderohen te mbyllura, 4 muaj nga dita e mbajtjes se tyre. Kolegji zgjidhi betejën e fundit juridike te këtij procesi, për kreun e komunës Shale ne Shkodër.
Kandidati opozitar Bale Vuksani u shpall kryetar i kësaj njësie vendore, me 2 vota avantazh. Demokratet kishin ankimuar ne kolegjin rezultatin e 3 shtatorit te KQZ, ku mazhoranca ne komision ishte shprehur për përsëritje te zgjedhjeve ndërsa opozita kundër. Juristi i PD-se Ivi Kaso e mbështeti kërkesën për pavlefshmëri ne 2 argumente: 13 shtetas nuk ishin lejuar qëllimisht te votonin, vetëm pse kishin disa gabime ne emra, ndërsa 2 votues, kishin hedhur votën edhe pse nuk kishin emrin ne liste. Por avokati i palës opozitare Eridjan Salianji tha para Kolegjit se 13 personat tentuan te votonin për emigrantet, përmes ngjashmërisë se identitetit. Ndërsa 2 votuesit e tjerë, kishin vërtetim gjykate. Kolegjit i është dashur vetëm 10 minuta për tu shprehur për rrëzimin e padisë se demokrateve. Përmes pyetjeve drejtuar palëve, gjykata la te kuptohej se përgjegjësia për mos korrigjimin e gabimeve ne emrat e shpallur ne lista elektorale, ishte e vete zgjedhësve. Pa praninë e kamerave ne salle, gjyqtarja Entela Prifti, ka ironizuar me vullnetin e një zgjedhëseje qe nuk ka nguruar te marre 2 vërtetime nga gjykata, duke i këshilluar kandidatit fitues ta emëronte shefe te kabinetit. Procesi gjyqësor është ndjekur nga deputetet socialiste te Shkodres Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj, si dhe demokratet Gjok Uldedaj dhe Astrit Bushati. Zgjedhjet ne komunën Shale, u shpallen te pavlefshme ne 8 maj, nuk u kryen ne 31 korrik dhe u përsëriten ne 21 gusht. Ky proces shënon dhe fundin e zgjedhjeve lokale plot 4 muaj pas votimeve.
Local elections are considered closed, 4 months from the date of their holding. College last settled legal battle to this process, the head of the commune in Shkodra Shale.
Bale Vuksani opposition candidate was declared president of the local unit, with 2 votes edge. College Democrats have appealed to the outcome of the CEC September 3, where the majority in the committee was said to repeat the elections while the opposition against. DP lawyer Ivi Kaso supported the request for invalidation on 2 arguments: 13 citizens were deliberately allowed to vote, just because they had some errors in names, and 2 voters had cast ballots even though they had no name on the list. But the opposition party's lawyer told the College Eridjan Salianji than 13 people tended to vote for immigrants, through similarity that identity. While 2 other voters, the court had proof. College has had only 10 minutes to express rejection of the claim to the democrats. The questions addressed to the parties, the court implied that the responsibility for not correcting errors in the published names in the electoral list was the voters themselves. Without the presence of cameras in the room, the judge Entela priest, there's a willingness ironizuar zgjedhëseje has not been reluctant to get 2 certificates...