Vizion Plus zbardh ligjin e SHISH - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Vizion Plus ka zbardhur për here te pare projektligjin për kontrollin parlamentar te shërbimit inteligjent. Drafti është një produkt i eksperteve te OSBE dhe është mbështetur financiarisht nga ambasada britanike.
Ne relacionin shoqërues, zyra e OSBE sqaron se ky ligj është i ndryshëm dhe me vete nga ndryshimet ne ligjin për shish qe propozoi qeveria dhe qe me pas u bllokuan nga ambasada e ShBA dhe NATO. Ne projektligj thuhet se duhet te ngrihet një nenkomision i përhershëm parlamentar. Megjithëse ligjërisht ka pasur një nenkomision te tille, ky proces kontrolli ne SHISH nuk është kryer për vite me radhe, evidenton OSBE. Detyrat e nenkomisionit me 5 anëtarë, te shumicës e opozitës, sipas draftit janë: kontrolli i ligjshmërisë se aktiviteteve te shërbimit, nisur edhe nga ankesat e qytetareve, por edhe hetimi i mënyrës se mbledhjes se informacionit. Por ajo qe i ndalohet nenkomisionit parlamentar është përfshirja ne procese gjyqësore, apo miratimi i ndonjë operacioni qe duhet te mbetet kompetence e qeverise. Me tej ne projekt theksohet se nenkomisioni nuk duhet te komprometoje sekretet shtetërore. Seancat dëgjimore duhet te jene me dyer te mbyllura, pa u dhënë te drejte hyrjeje as deputeteve te tjerë apo ministrave. Për te siguruar ruajtjen e informacionit, ekspertet e OSBE sugjerojnë qe te ndryshohet kodi penal për te ndëshkuar personat qe cenojnë apo keqpërdorin këto te dhëna te klasifikuara. Nder detyrat qe ka komisioni është raportimi një here ne vit ne parlament dhe rrjedhimisht para publikut për rezultatet e kontrollit. Anëtari opozitar i komisionit te sigurisë Piro Lutaj thotë se mazhoranca qëllimisht është përpjekur te mos beje transparence ne shërbimin informativ, për te goditur me lehte këtë institucion pa i dhënë mundësinë te mbrohen. Propozimi për kontrollin parlamentar te SHISH u hedh një dite me pare nga opozita,me kërkesën e përfshirjes se shpejte ne axhenden e kuvendit.

Vision Plus is the first time shed light on the bill on parliamentary oversight of intelligence. The draft is a product of OSCE experts and is supported financially by the British Embassy.
In the accompanying report, the OSCE office explains that this law is different and separate from changes in law and government proposed the bottle that was then blocked by the U.S. embassy and NATO. We say that the bill should establish a permanent parliamentary subcommittee. Although legally there was such a subcommittee, the process control in the SIS is not done for years, highlights the OSCE. Duties of the subcommittee with 5 members, the majority of the opposition, according to the draft are: control of legality of activities of the service, given the complaints of citizens, but also the way the investigation of information collection. But what is prohibited is the parliamentary subcommittee involvement in judicial processes, or approval of any operation that should remain the competence of government. Further we note that sub-project should not compromise state secret...