Arvizu: Korrupsion në ushtri - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 1

Rreth 3 vjet pas shpërthimit tragjik ne punishten e demontimit te municioneve ne Gërdec, ambasadori amerikan ne Tirane, Aleksander Arvizu, deklaroi se korrupsioni ne fushën e mbrojtjes është me pasoja te renda. Kryediplomati pohoi se Shtetet e Bashkuara presin hapa te tjera para nga vendi ynë, ne këtë beteje.
"Duhet trajtuar me kujdes sidomos korrupsioni ne sigurinë kombëtare. Ne fushën e mbrojtjes kur ndiqen procedura te shkurtra e te gabuara, qe mund te jete p.sh dërgimi i municionit te skaduar ne vendet e luftimit, sjell pasoja vdekjeprurëse", është shprehur Arvizu. Vete Shtetet e Bashkuara nisen një hetim dhe ndëshkuan pronarin e një firme private, Efraim Diveroli, qe tregtoi fishekë te skaduar kineze nga Shqipëria ne Afganistan. Ndërkohë, dosja Gërdeci ne Shqipëri, është ende ne faze gjykimi. Ambasadori amerikan apeloi gjithashtu për ndëshkim te çdo zyrtari te larte qe është i përfshirë ne afera, duke theksuar dallimin e forte mes asaj qe ndodh ne ShBA dhe realitetit shqiptar. "Edhe SHBA nuk janë te imunizuara nga korrupsioni, por aty njerëzit e dine qe nëse kapen do te ndëshkohen rende. Në SHBA mund të jesh një gjeneral, emigrant, zyrtar i lartë apo madje dhe vetë President i SHBA-së, por askush nuk është mbi ligjin. Të gjithë janë subjekt i ligjeve të atij vendi". Pas kësaj fjale, kryeministri Berisha ishte kritik me agjencitë e zbatimit te ligjit ne vend, për lufte te pamjaftueshme ne dosjet ku përfshihen zyrtare te larte. "Ne kemi legjislacion te mire, por problem është zbatimi i ligjit. Ne këtë pike unë bie dakord me ambasadorin Arvizu. Nuk ka gjë me te rëndësishme, sesa barazia para ligjit", tha Berisha. Ne konferencën rajonale te organizuar nga qendra Marshall, kryeministri pranoi se ka gabuar me mënyrën se si zgjodhi te luftonte korrupsionin kur ishte ne opozite: "Kur isha ne opozite, zyra e prokurorit te përgjithshëm nuk funksiononte. Mora një dosje korrupsioni ne dore, dola ne çdo shesh dhe denoncova duke bere transparence te saj. Por ajo qe kuptova me vone ishte se kjo mënyrë nuk funksionoi. Me e keqja është politizimi i çështjeve te korrupsionit, sepse zyrtaret e akuzuar ia hedhin pas kësaj".

About 3 years after the tragic explosion at the ammunition dismantling workshop in Gerdec, the U.S. ambassador in Tirana, Alexander Arvizu, said that corruption in defense is serious consequences. Top diplomat said the U.S. expect other steps first from our country, in this battle.
"You should treat with caution, especially corruption in national security. In defense of the procedures followed when short of wrong, which may be sending ammunition p.sh expired in countries fighting the deadly consequences, "said Arvizu. Himself United States launched an investigation and punish the owner of a private company, Efraim Diveroli, who dealt Chinese expired cartridges from Albania to Afghanistan. Meanwhile, the file Gerdec in Albania is still in trial stage. The U.S. ambassador also called for punishment of any senior official who is involve...

Free Traffic Exchange