Draft i ri kontrolli per SHISH - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 1

Opozita kërkon futjen e shpejte ne axhenden parlamentare, te projektligjit për kontrollin parlamentar te SHISH-it. Drafti është hartuar nga ekspertet e OSBE-së dhe ne te parashikohet krijimi i një Nenkomisioni parlamentar te SHISH-it, veç atij te mbrojtjes dhe rendit, me 6 ose 7 deputete te komisionit te sigurisë nga te dy palët. Këta deputete do te kenë akses ne dokumentacionin e shërbimit inteligjent.
Objekt i hetimit parlamentar do te jene edhe informacione te klasifikuara, siç janë identiteti i personave te përgjuar, numri i përgjimeve apo individëve te mbajtur nen vëzhgim, duke synuar kontrollin qe mat punën dhe cilësinë e strukturës inteligjente. Përveç punës në zyrë, Nënkomisioni mund të autorizojë një grup inspektimi, i cili mund të ndërmarrë një kontroll të paralajmëruar ose jo të mjeteve dhe godinave që përdoren nga shërbimi i kontrolluar në lidhje me survejimin dhe regjistrimin e telekomunikimeve. Ne relacion thuhet se ky kontroll, shkon përtej raportimit vjetor qe SHISH bën ne parlament. Edhe kryetari demokrat i komisionit, Leonard Demi pranoi se Shërbimi Informativ nuk është kontrolluar për shkak te mungesës ligjore. Deputetet e majte kërkuan gjithashtu qe disa ministra te raportojnë për çështjet e sigurisë. Ne këtë liste renditen ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ai i brendshëm Bujar Nishani,i drejtësisë Eduart Halimi dhe kreu i SHISH-it, Bahri Shaqiri.Opozita theksoi se Haxhinasto duhet të japë shpjegime lidhur me sigurinë e informacionit ndërsa dy ministrat e tjerë për situatën e krimit në vend. Ndërkohë, me pare qeveria kishte hartuar një tjetër projektligj për funksionimin e SHISH, qe hasi ne kundërshti te forta te opozitës. Me pas ishin përfaqësues te NATO-s dhe ambasadës amerikane ne Tirane, qe ushtruan presion mbi mazhorancen për t'u tërhequr nga drafti, qe krijonte varësi te Shërbimit Informativ nga Ekzekutivi.

Opposition urges faster introduction of the parliamentary agenda, the draft law on parliamentary oversight of SIS's. The draft was prepared by experts of the OSCE and in the creation of a parliamentary Subcommittee SHISH, but that the protection and enforcement, with 6 or 7 member of the security committee from both sides. These deputies will have access to intelligence documents.
The object of the parliamentary inquiry will also be classified information, such as the identity of persons intercepted, the interception or the number of individuals to keep under surveillance, targeting and control that measures the quality of the work intelligently. Besides working in the office, Subcommittee may authorize an inspection group, which may take a warning or control of vehicles and buildings used by the service control related to the surveillance and recording of telecommunications. We say that this control relationship, going beyond the annual reporting that NIS does in parliament. Even the Democratic chairman of the committee, conceded that Leonard Demi Information Service is not controlled due to lack legal. ...