Zjarre ne te gjithë vendin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 15

Rreth 10 ha me pisha janë shkrumbuar ne masivin e pishave Gjorgos ne Fier. Vatrat e para u shfaqen mesditën e te premtes, por për shkak e terrenit te thyer zjarrfikëset nuk munden te ndërhynin ne kohe. I favorizuar edhe nga era zjarri u përhap me shpejtësi te madhe. Kur situata po dilte jashtë kontrollit, drejtues te Shtabit te Emergjencave kërkuan ndërhyrjen e avionëve nga ajri për shuarjen e flakëve, por këto te fundit ishin angazhuar ne Morave te Devollit. Nisur nga mënyra e shpërndarjes se vatrave, ekspertet dyshojnë se behet fjale për zjarrvënie te qëllimshme. Një sipërfaqe e madhe me ullinj është përfshire nga flaket edhe ne komunën Strum. Ndërkohë, pas djegies se plantacioneve me ullinj, banoret e komunës Lapardha te Beratit kane dale ne protesta duke kërkuar dëmshpërblim. Ata pretendojnë se zjarri erdhi si pasoje djegies se mbeturinave ne mjediset e repartit ushtarak. Pas protestës se banoreve, drejtues te bujqësisë dhe ushqimit thonë se ka nisur verifikimi i dëmeve për te dëmshpërblyer banoret. Sipas eksperteve ne këtë zone janë shkrumbuar 2500 peme ulliri dhjetëra vjeçare. Katër persona akuzohen si zjarrvënës ne Pish Poro dhe Pyllin e Sodës ne Vlorë. Aleks Sallaku, 39 vjeç, Feim Kociaj, 46 vjeç, Rrapush Bushaj, 63 vjeç dhe Leonard Haskaj, 31 vjeç, janë nen akuze për shkatërrim te pronës me zjarr. Ne Pish Poro demi llogaritet ne 150 hektarë pisha te djegura, ndërsa ne shkalle qarku sipas Shtabit te Emergjencave sipërfaqja e përfshirë nga flaket shkon ne afro 2 mije hektarë.

About 10 ha of pine are in massive pine incinerating Gjorgos Fier. Homes appeared before noon Friday, but because of the rugged terrain of Fire can not intervene in time. I also favored by the wind the fire spread with great speed. When the situation went out of control, Emergency Board Staff sought the intervention of the air jets to extinguish the flames, but the latter were engaged in Moravia Devolli. Given the way the distribution of homes, experts suspect that it was arson. A large area of olive trees is covered by the flames in the municipality Struma. Meanwhile, after burning the plantations of olives, the inhabitants of the Municipality of Berat Lapardha protests have come in asking for compensation. They contend that the fire was caused by the combustion of waste in areas of military unit. After protests from residents, agriculture and food executives say they started the verification of claims to restitution for residents. According to experts in this area are incinerating dozens of olive trees 2500 years old. Four people charged as arsonist in Pine Forest Poro and sodium in Vlora. Sallaku Alex, 39, Feim Kociaj, 46, Rrapush Bushaj, 63 and Haskaj Leonard, 31, are under indictment for destruction of property by fire. We calculated Pish Poro bull pines burned 150 hectares, while the regional level under the Emergency Headquarters area covered by the cast goes about 2 thousand hectares.

Free Traffic Exchange