Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas akuzave nepotike për emërime në administratë, të artikuluara edhe nga përfaqësues të mazhorancës, kryeministri Edi Rama praku për herë të parë temën e nxehtë të punësimeve duke folur me tone të ashpra për atë që ai e cilësoi si favorizim të padrejtë brenda familjes.
Në fjalën e mbajtur përpara socialistëve fierakë, në kuadër të turit ?Ta pastrojmë më tej Shqipërinë?, shefi i qeverisë ka kërkuar që PS të punojë për qytetarët dhe jo për interesat vetiake.
Edi Rama: Për të siguruar që përfaqësuesite e PS në qeveri, në parlament, në këshillat bashkiakë kudo ku janë të përfaqësojnë PS dhe jo interesat e tyre, të përfaqësojnë familjen e madhe të socialistëve dhe progresistëve dhe jo familjen e tyre, të përfaqësojnë të gjithë ata që i kanë zgjedhur, jo kushërinjtë e tyre. E di që ka akoma nga ata që vazhdojnë xhaxha, prandaj të kam thirrur ty këtu, që të më ndihmosh.
Kryeministri Rama tha se vlerat ku duhet të bazohen punësimet duhet të mbështeten tek meritokracia.
Edi Rama: Është e rëndësishme që PS të jetë vendi ku janë të përfaqësuar të gjithë dhe nuk mund të jetë vendi ku debati kryesor të jetë kush hyri në punë, kush ska hyrë në punë. Unë faktikisht jam shumë i inkurajuar nga përgjigja e shumë të rinjve, janë të gatshëm të jenë pjesë e organizatave dhe kësaj përpjekje. Shpesh herë e kanë të pamundur se u mbyllet dera.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/edi-rama-reagon-ndaj-akuzave-kritika-socialisteve-mos-punesoni-kusherinjte/