Mbarimi i mandatit për Valentina Leskaj, Këshilli i Mandateve rrëzon kërkesën e PD - Ora News

2015-11-21 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk e ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për ndërprejen e mandatit të deputetes socialiste, Valentina Leskaj. Demokratët kanë akuzuar Leskajn se është në shkelje të ligjit për konfliktin e interesit, pasi dy djemtë e saj kanë përfituar tendera nga fondet publike.
Bëhet fjalë për konçensionin e hekurudhës Fier-Vlorë, por dhe tenderin për trajnimin e punonjësve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Arben Ristani: ?Siç është bërë publike një nga djemte e deputetes Leskaj ka përfituar nga pasuria publike me koncesion në një segmet të hekurudhës shqiptare. Tashme rasti është berë publik, ndërsa djali tjetër me 4 nëntor 2014 në Ministrinë e Buqësisë ka përfituar miliona lekë . Po keshtu edhe me datë 11 qershor 2015, ka përfituar bonus nga Ministria e Bujqesisë. Të dyja keto kontrata jane të lidhura me institucione shtetërore dhe para publike. Sipas kushtetutës nenit 70 të saj deputetët nuk mund të ushtrojnë asnjë detyre tjetër shtetërore dhe çdo rast i papajtueshmërisë dënohet me ligj. Po kështu neni 71 i kushtetutës ndalon lidhjen e kontratën apo nënkontratë me institucionet publike. Menjëherë pas denoncimit të PD-së djemte e deputetes Leskaj kanë shitur kontratat. Për këto prova ne mendojmë se deputetja është në konflikt interesi dhe mandati i deputetes Valentina Leskaj duhet të mbarojë?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kerkesa-e-pd-keshilli-i-mandateve-diskuton-per-heqjen-e-mandatit-te-leskaj/